Ndoshta mund të mos jetë kaq i rëndësishëm sa mendohej, por gjithsesi, një Erling Haland është tepër me peshë tek Dortmundi. Sulmuesi 19-vjeçar i Borusias mungoi në ndeshjen e fituar në fushën e Paderbornit, ndërsa doli nga fusha e lojës në derbin e Bundesligës ndaj Bajernit. Norvegjezi nuk do të jetë as në ndeshjen e radhës ndaj Hertës së Berlinit, një goditje jo e vogël për trajnerin Lysien Favre, që vazhdon të mbetet nën presion. Suksesi në Paderborn ishte një përgjigje pas humbjes me Bajernin, por rivalët mbeten aty, si Lajpcigu, Leverkuseni apo Gladbahu. Analistët e futbollit gjerman ndërkaq shkruajnë se “problemi i Dortmundit nuk është Favre”, pra thonë se skuadra nuk e ka përvojën dhe thellësinë e duhur për të konkurruar me Bajernin.
Sfidanti.al