Rroftë Fair- Play financiar! Paris SG “ i qepet dhe Ronaldos!

Edhe në fantazitë më të shfrenuara të futbollit, nuk do ta besonin se “zaptuesit e Topit të Artë ” Leo Mesi dhe Kristiano Ronaldo, një ditë, do të luanin bashkë, në të njëjtin klub. Dhe nëse ndodh kjo mrekulli, padyshim që merita do të jetë e trajnerit gjerman Ragnik të Mançester Junajtid, që mund të jetë trajneri unikal që ka zemëruar Ronaldon që t’ia mbathë nga “djajtë” , madje të ikë edhe nga Anglia.

Dhe nëse ka një klub që zjarrit po i hedh benzinë, cili do të ishte tjetër veç pasanikeve te Paris SG që po krijojnë me sukses “ Luvrin e futbollit”, me yjet që ka në zotërim…

Mesi dhe Ronaldo , Mbape dhe Nejmar ! Duke besuar në faktin se Mbape do të shkojë tek Reali, parisienët do të ngushëllohen kur të bëhet rrokada e futbollistit më të ri të talentuar në botë, me talentin më të “vjetër” Ronaldon…

Sfidanti.al