Rrëzon edhe  teorinë e moshes,Ronaldo futbollisti më i shpejtë në botë

Kristiano Ronaldo në ndeshjen mes Portugalisë dhe Spanjës, në një rast, bëri një sprint të pazakonitë, duke u bërë kështu edhe zyrtarisht futbollisti më i shpejtë në botë. Ai zbriti nga vendi i parë futbollistin uellsian, Garet Bejl, që e kishte mbajtur deri tani rekordin.

Ronaldo vrapoi me një shpejtësi prej 38,6 km në orë në ndeshjen kundër Spanjës, ndërkohë që rekordi i mëparshëm i Bejlit ishte 36,9 km në orë. Sa për kujtesë, Ronaldo është 33 vjeç.

Sfidanti.al