Lautaro Martinez nuk do të jetë në ndeshjen ndaj Xhenoas për akumulim kartonash, por ai është një faktor vendimtar për Interin në këtë sezon. Sulmuesi argjentinas ka shënuar vazhdimisht me skuadrën zikaltër duke rezultuar vendimtar në një sërë ndeshjesh në Serinë A. Në një intervistë për ‘La Repubblica’ Lautaro Martinez bën rrëfimin e tij duke nisur që nga fëmijëria.
‘Kam jetuar një fëmijëri jo të lehtë, por ushqimi dhe topi nuk kanë munguar në shtëpinë time-tregon Lautaro Martinez. Si Lukaku? Të jetosh eksperienca të tillë bëhesh më I fortë, të ndihmon të qëndrosh me këmbë në tokë dhe të jesh I përulur. Në këtë pikë jemi të ngjashëm’
Shumë futbollistë kalojnë shumë kohë duke luajtur me videolojëra, por jo Lautaro Martinez I cili më pas foli edhe për Rasing e Interin.
‘Interi ishte zgjedhja ime, kisha marrë edhe oferta të tjera, por I refuzova-tha Lautaro Martinez-zgjiodha këtë klub për historinë, nivelin e futbollistëve dhe afeksionin. Zanetti? Komunikomin nëpërmjet mesazheve, kur erdha këtu ishte sikur të rikthehesha pas shumë kohësh’.
Për Lautaro Martinez, Antonio Konte është një factor I rëndësishëm për të.
‘Stërvitjet me Konten janë të vështira, por kjo është e domosdoshme kur duhet të luash 5 ndeshje në 2 javë-tha Lautaro-kemi mësuar të njohim njëri-tjetrin shumë shpejt. E vlerësoj pasionin e tij për futbollin. Përpara ndeshjes me Barcelonën në Camp Nou ai tha një frazë që bëri që loja ime të shpërthejë, Do t’I jem mirënjohës gjithmonë, ishin fjalë të cmuara që do t’I mbaj vetëm për vete’.
Sulmuesi I interit nuk mund të fliste as për bashkëkombasin e tij, Lionel Messi
‘Messi për ne është si Maradona, do të doja të ndihmoj atë dhe Argjentinën që të fitojë Botërorin, është një ëndërr ta luaj atë-tha Lautaro Martinez.
Sfidanti.al