Deni Rouz ishte një nga pjesëtarët me ngjyrë të përfaqësueses angleze që muajin e kaluar u ofendua mbi baza raciste gjatë ndeshjes kualifikuese EURO-2020 me përfaqësuesen e Malit të Zi në Podgoricë. Në fakt, për këtë mbrojtës të majtë përvoja e hidhur në kryeqytetin malazez nuk ishte e para në Ballkan, pasi edhe më 2012, kur përfaqësuesja angleze e të rinjve luajti në Serbi, sa herë që ai prekte topin, nga tifozët serbë dëgjoheshim britma që imitonin ato të majmunit, madje atë e qëlluan edhe me gurë gjatë ndeshjes.
Deni Rouz konsideron se dënimet që jepen, për shkak të sulmeve raciste, janë jo vetëm të buta, por edhe qesharake. Për incidentin e lartpërmendur që ndodhi para shtatë vitesh, Serbia u dënua që përfaqësuesja e saj e të rinjve një ndeshje ta zhvillonte pa publik në stadiumin e saj dhe federata serbe të paguante një gjobë prej
80 000 eurosh. Malin e Zi, nga ana tjetër, tani e pret një dënim që ndeshjen e ardhshme përfaqësuesja e saj ta luajë, ndërkohë që do të jenë të mbyllura disa tribuna të stadiumit të Podgoricës dhe, nëse ndonjë incident i këtij lloji do të përsëritet, atëherë kjo përfaqësuese do të luajë para stadiumit plotësisht pa tifozë dhe federata malazeze do të pagujë si gjobë 50 000 euro.
“Kjo është qesharake. Unë prish më shumë para në disko në Londër sesa gjobat që u vihen federatave të shteteve të tërë! Një shtet i tërë dënohet me një gjobë qesharake, kur bëhet fjalë për racizëm. Mua më vjen aq keq, por nuk kam se çfarë të bëj. Po nuk u aplikuan dënime më të rënda, sjelljet raciste nuk do të mungojnë në stadiume”, tha futbollisti i lartpërmendur anglez.
Sfidanti.al