Ronaldo “sugjeron” apo dikton  sulmuesin që i duhet Juventusit

Juventusi përsëri edhe gjatë sezonit të ardhshëm synim primar ka fitimin e Ligës së Kampioneve, kështu që është e qartë se trajner i ri i Juves, Mauricio Sari, ka nevojë për disa përforcime të tjera të mira.

“Zonja e vjetër” sezonin e kaluar nuk arriti që ta fitojë Ligën në fjalë, megjithëse solli në radhët e veta Kristiano Ronaldon që nuk është i kënaqur, kështu që edhe ai do përforcime të tjera cilësore në ekip.

Media italiane bën të ditur se në politikën e transferimeve te Juves tani ka futur “gishtat” e vet edhe Ronaldo, duke u sugjeruar krerëve të klubit juventin se cilët lojtarët duhet të marrin ata.

Ronaldo, siç thuhet, ka sugjeruar se duhet të merret një sulmues i ri, pasi në dispozicion klubi ka vetëm Mario Manxhukiçin, ndërkohë që Moise Kin është ende shumë i ri për punë serioze.

Thuhet se Ronaldo ka këshilluar sjelljen në Torino të sulmuesit Romelu Lukaku të Junajtidit që, në fakt, deri para pak kohësh lidhej me Interin, ndërkohë që edhe vetë ky futbollist belg ka shprehur dëshirën që të largohet nga “Old Traffordi”. Junajtidi madje ka përcaktuar edhe çmimin e Lukakut – 75 milionë euro, një shumë që nuk pritet të përbëjë ndonjë problem për Juventusin.

Sfidanti.al