Ronaldo pershendet Realin: Eshte koha per nje etape te re ne jete

Kristiano Ronaldo eshte zyrtarisht futbollist i Juventusit. Sulmuesi portugez theu heshtjen pas mbylljes se tratativave dhe me ane te nje letre qe u publikua ne faqen e internetit te klubit madrilen beei te ditur arsyet se perse u largua nga kampionet e Evropes.

‘Keto vite te Reali i Madridit ishin me te lumturit e jetes sime-shkruante Ronaldo ne letren e tij-i jam shume mirenjohes ketij klubi dhe tifozeve te tij. Mendoj se ka ardhur koha per te hapur nje kapitull te ri ne karrieren time dhe per kete arsye i kerkova klubit qe te me lejonte te largohesha. Me vjen keq dhe u kerkoj te gjitheve sidomos tifozeve qe te me kuptojne’.

Ronaldo foli edhe per kundershtaret e tij me te cilet eshte perballur gjate 9 viteve te qendrimit te tij te Reali i Madridit.

‘Edhe njehere falenderime pafund per tifozet tane dhe kampionatin spanjoll-vijoi Ronaldo-gjate ketyre viteve jam perballur me rivale te medhenj. Kam respektin dhe mirenjohjen me te madhe per ta’.

Sfidanti.al