Ronaldo, Mesi vjen i paftuar, kurse ty të ftojnë dhe nuk shkon!

Lionel Mesi nuk është nominuar, por, megjithatë, ai do të jetë i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga ana e FIFA-s për shpalljen e futbollistit më të mirë të botës. Kështu ka paralajmëruar media botërore, sipas së cilës, Kristiano Ronaldo, duke e ditur paraprakisht se ai nuk do ta fitojë këtë titull, për të cilin ai është në konkurencë me Luka Modriçin dhe Mohamed Salahun, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë solemne përkatëse që do të organizojë FIFA, të hënën, më 24 shtator. Mesi, nga ana e tij, sipas medias, ka paralajmëruar se do të vijë që të mbështesë konkurrentin dhe mikun e tij, Modriç.
Pothuajse është e sigurt se futbollisti më i mirë i botës do të shpallet Luka Modriç ose Mohamed Salah, sepse, në dallim nga Ronaldo, ata të dy kanë treguar performanca më të mirë sesa Ronaldo gjatë sezonit të kaluar. Kështu që, Ronaldo, ashtu sikurse ka vepruar edhe në të kaluarën në raste të ngjajshëm, ka shumë mundësi që të mos marrë pjesë në ceremoninë e lartpërmendur.
Sfidanti.al