Ronaldo, me shifrat e tij hyn në historinë e Juventusit

Cristiano Ronaldo shpëton Pirlon dhe Juventusin, kjo është fraza që është përdorur në komentet e bëra pas barazimit 2-2 të bardhezinjve në sfidën me Romën. Me golin e tij fantastic me kokë, i ngjashëm me atë të shënuar sezonin e kaluar ndaj Sampdorias në Marassi, portugezi për herë të tretë vendosi firmën e  tij në tabelën e shënuesve në 2 javët e para të kampionatit. Në pritje të sfidave të prapambetura të së mërkurës, Ronaldo për momentin është i vetëm në klasifikimin e shënuesve.

Sigurisht që janë vetëm numra, por që shpesh shpjegojnë madhështinë e një futbollisti dhe ata të Cristiano Ronaldos flasin qartë. Me dy golat e fundit, Ronaldo shkoi në kuotën e 450 golave të shënuar në total që nga sezoni i debutimit të tij në 2003/2004 me Manchester United. Kjo është hera e katërt për luzitanin që shënin në 2 ndeshjet e para të një prej turneve të mëdhenj të kontinentit evropian pas 2009,2010 dhe 2014 në Ligën spanjolle me fanelën e Realit të Madridit.

Përsa i përket peshës që Ronaldo te Juventus, këtë e tregojnë 2 të dhëna. Që nga momenti i transferimit te Zonja e Vjetër, Ronaldo ka marrë pjesë në mënyrë aktive në 69 gola në Serie A me 55 gola e 14 assist, 43 më shumë se cdo futbollist tjetër bardhezi. Për më tepër, në më pak se 2 vjet, që nga momenti i ardhjes në itali, 35 vjecari është futbollisti që ka shënuar më shumë gola, 55, nga të cilët 7 janë me goditje me kokë.

Sfidanti.al