Ronaldo mbyll llogaritë për evazionin; pranon gjobën 18.8 mln Euro dhe dënimin me burg

Kristiano Ronaldo mbyll cështjen e evazionit fiskal në Spanjë. Sulmuesi i Juventus u shfaq këtë të martë në Gjykatën e Madridit për të zyrtarizuar akordin e arritur kohë më parë me Prokurorinë për cështjen e evazionit prej 5.7 milionë Eurosh të kryer gjatë kohës që ai aktivizohej me Realin e Madridit.

Kjo do të thotë se Ronaldo pranoi gjobën prej 18.8 milionë Eurosh dhe dënimin me 23 muaj burg, dënim të cilin ai nuk do ta kryejë pasi nuk ka precedentë. Seanca e Kristiano Ronaldo që u pa të mbërrijë në gjykatë nën shoqërinë e të fejuarës së tij Xhorxhina Rodrigez, zgjati 50 minuta dhe 33 vjecari pranoi se kishte kryer 4 krime fiskale në periudhën 2010-2014.

Në Gjykatë për të njëjtin problem u shfaq edhe Cabi Alonso, por spanjolli ndryshe nga Ronaldo nuk e pranoi paktin me Prokurorinë me këtë të fundit që kërkoi dënim me 5 vjet burg për të. Ndërkaq mësohet se seanca për Cabi Alonson u pezullua me trupin gjykues që nuk e vendosi dot nëse ishte në kompetente për ta gjykuar atë për 3 krimet fiskale të kryera në vitet 2010, 2011 dhe 2012.

sfidanti.al