Ylli i Liverpulit, Mohamed Salah, vazhdoi serinë e performancave të tij të shkëlqyera me fitoren 4-3 ndaj Kristall Pallasit, ndërkohë që futbollistri egjiptian shënoi dy gola.
Mo Salahu, në këtë mënyrë, arriti të shënoi golin e tij të 50-të në Premier Ligë dhe për ta arritur këtë shifër atij iu deshën 72 ndeshje në konkurrimin më të fortë anglez dhe vetëm tre futbollistë janë treguar më të shpejtë sesa ai.
Endi Kol e arriti shifrën 50 gola mbas 65 ndeshjesh, Alen Shirer – 66 ndeshje, kurse Rud Van Nisterloj mbas 68 ndeshjesh. Interesant është fakti se Salahu e ndan vendin e katërt me një ish-futbollist tjetër të Liverpulit, Fernando Tores.
Sfidanti.al