Trajneri i Totenhemit, Maurisio Poçetino, komentoi lajmin e përhapur në publik se ka mundësi që klubi të angazhojë futbollistin italian Xhuzepe Rosi në vend të sulmuesit kryesor të tij, Hari Kejn, që për shkak të një dëmtimi serioz nuk do të mund të luajë deri në mars. Në fakt, aktualisht, Rosi (31 vjeç) po stërvitet te Mançester Junajtidi që të ruajë formën e tij, deri sa të gjejë një klub të ri.
Kur u pyet nga gazetarët, nëse ai e konsideron Rosin si një zgjidhje të përkohshme për sulmin e Totenhemit, trajneri argjentinas Poçetino tha se Rosi është një emër i ri që po përmendet në listën e gjatë të lojtarëve që presin transferimin e tyre, por “ne nuk jemi të interesuar për të”.
Sfidanti.al