Ronaldo, Grizman e Mbape në tjetër garë; atë për Globe Soccer Awards

Kristiano Ronaldo, Antuan Grizman dhe Kilian Mbape do të garojnë për një tjetër cmim individual për vitin 2018; atë të Futbollistit më të mirë të vitit në Globe Soccer Awards që do të mbahet në datëbn 3 janar në Dubai. Sulmuesi i Juventiusit dhe dy francezët janë finalistët për këtë trofe pas sukseseve të arritura gjatë vitit 2018. Ronaldo fitoi Ligën e Kampioneve me Realin e Madridit, Grizman Europa League me Atletikon e Madridit dhe Kupën e Botës me Francës. Edhe Mbape u shpall kampion bote me skuadrën transalpinë ndërkohë që fitoi edhe titullin e Ligue 1 me Paris Sën Zhermenin.

Në ceremoninë e 3 janarit do të jepet edhe cmimi për trajnerin më të mirë të vitit dhe pretendentët janë didier Deshamps për fitopren e Botërorit, Diego Simeone për triumfin në europa League, Zinedin Zidan për suksesin në Ligën e Kampioneve, Massimiliano Alegri për titullin e 7 radhazi kampion të Italisë dje Jurgen klop si finalist i ligës së Kampioneve me Liverpulin.

po kështu do të jepet cmim për skuadrën më të mirë dhe në këtë rast beteja është mes dy skuadrave madrilene Real dhe Atletikos e Liverpulit. përsa i përket Agjentit më të mirë të vitit, Zhorzh mendes do të garojë me agjentin e Alison Stefano Kastanjën dhe atë të Garet Bejl, Xhonatan Barnet

sfidanti.al