Per Kristiano Ronaldon, Reali i Madridit nuk ekziston me. 33 vjecari qe u kthye ne Spanje pas pushimeve per ceshtjen e evazionit fiskal, anuloi viziten e tij ne Valdebebas, qendra stervitore e ‘Los Blancos’.
Portugezi, qe deshironte me force te pershendeste ata qe deri dy jave me pare ishin shoket e tij te skuadres, preferoi te mos shkoje per te evituar takimin me presidentin Florentino Perez. Raportet mes tyre nuk jane me te shkelqyera; Ronaldo e akuzon Perez se nuk e mbrojti ne ceshtjen e evazionit qe ishte edhe motivi kryesor i transferimit te tij te Juventusi.
Nderkaq rritet gjithnje e me shume kurioziteti per te pare Ronaldon me fanelen bardhezi qe do te ndodhe ne 12 gusht ne miqesoren qe Juventusi do te luaje me skuadren e Juventus B.
Sfidanti.al