Mesut Ozil vazhdon te shkaktoje polemika ne Gjermani dhe kete radhe shkak u be letra e hapur e tij ku deklaroi terheqjen nga kombetarja. Ne ate leter Mesfushori i Arsenalit nuk i kurseu kritikat ndaj Federates te cilen e akuzoi per diskriminim e racizem. Sigurisht reagimet ishin te ndryshme pro dhe kunder Ozil. Vete DFB iu kunderpergjigj Ozilit duke deklaruar se ky institucion nuk eshte i lidhur me racizmin dhe se diversiteti eshte forca e saj.
Po keshtu edhe Presidenti i Bajernit te Mynihut, Uli Henes e sulmoi ashper Ozilin duke theksuar se prej vitesh ai bente paraqitje per turp me kombetaren dhe se e fshehu kete pas historise se fotos me Erdoan.
Ajo qe i doli ne mbrojtje Ozil ishte kancelarja Angela Merkel, e cila nepermjet zedheneses se saj theksoi se Ozil i ka dhene shume kombetares dhe se vendimi i tij duhet duartrokitur. Po keshtu ndaj veprimit te Ozil reagoi edhe qeveria turke e cila e pershendeti vendimin e Ozil per te lene kombetaren gjermane.
Sfidanti.al