Ronaldo flet për Topin e Artë

Cristiano Ronaldo ngarkoi një video të re në kanalin e tij në YouTube në shoqërinë e Rio Ferdinandit, në të cilën ai u përqendrua te Real Madrid: “Është lloji i ekipit që nuk dorëzohet nën presion. Njerëzit thonë se janë me fat në Champions League, por është një çështje e trurit. Ata janë të përgatitur për këto momente. Bernabeu ka një atmosferë të ndryshme. Energjia është e ndryshme kur skuadrat e mëdha shkojnë atje. Real Madrid është klubi më i mirë në historinë e futbollit”.

“Tani është Mbappé dhe mendoj se Real Madridi do të vazhdojë të jetë i fortë, por nuk e di nëse do të jetë më i mirë se vitin e kaluar. Vetëm Zoti e di. Ata kanë lojtarë fantastikë, një ekip fantastik. Ata kanë një trajner të madh. Pastaj është presidenti Florentino, i cili ka qenë atje për një kohë të gjatë. Mbappé mund të jetë fituesi i ardhshëm i Topit të Artë, si Haaland, Bellingham dhe Yamal”.

Sulmuesi portugez kujton kohën e tij në Bernabeu: “Fitova shumë trofe me Realin, fitova gjithçka. Ishte kënaqësi të luaja për Real Madridin për 9 sezone dhe fitova 4 Champions League. Unë e dua Real Madridin: kur mbërrita isha lojtari më i shtrenjtë në histori dhe isha nën presion, por besoja në veten time e dija që do të bëja mirë sepse besoj në talentin tim isha shumë i lumtur”.

sfidanti.al