Skandal në futbollin kinez: 120 ndeshje të fiksuara, 41 klube të përfshira dhe 43 të dënuar përjetë. Siç raportohet nga Diario Olé, Federata e Futbollit të gjigantit aziatik ka sanksionuar disa ish-lojtarë për korrupsion dhe trukim ndeshjesh. Vendimi u mor pas një hetimi që zgjati më shumë se dy vjet nga Ministria e Sigurisë Publike, ku përfshiheshin 128 persona: “Ndër të përfshirë ishin ish-lojtarët Jin Jingdao, Guo Tianyu, Gu Chao dhe Son Jun -ho”, shkruan Diario Olé. Rreth dhjetë zyrtarë të lartë të Federatës tashmë janë shkarkuar nga postet e tyre. Në gusht 2023, një gjykatë kineze dënoi Li Yuyi, ish-zëvendëspresident i federatës, me njëmbëdhjetë vjet burg për marrje ryshfeti. Megjithatë, marsin e kaluar, ish-presidenti Chen Xuyuan u dënua me burgim të përjetshëm për marrjen e ryshfeteve “veçanërisht të mëdha” nga njerëz të ndaluar përjetë.
sfidanti.al