Ronaldo dhe Messi; ata që nuk njohin kufij në Champions League

Paris Sën Zhermen dhe Çelsi janë dy skuadrat e fundit që ranë viktima të yjeve të futbollit botëror; Kristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Portugezi dhe argjentinasi prej një dekade kanë vendosur diktatin e tyre dhe duket se nuk kanë ndërmend që të abdikojnë. Statistikat e tyre janë të tilla që nuk do të mund të fshihen kurrë nnga faqet e historisë së futbollit botëror. Ronaldo dhe Messi janë në një garë pafund dhe të vetmit që kanë arritur kuotën e 100 golave në Ligën e Kampioneve duke e thyer prej kohësh rekordin e Raul Gonzales Blanko.

Gara mes tyre është më e fortë se kurrë edhe pse në disa aspekte Ronaldo ka avantazh kundrejt rivalit të tij. 117 gola ka portugezi në evenimentin më të rëndësishëm evropian kundrejt 100 të messit që e plotësoi këtë kuadër me 2 golat e tij ndaj Çelsit. Përsa i përket të gjitha kompeticioneve evropiane, ronaldo ka 120 finalizime kundrejt 103 të Messit.

Por ajo që të bën përshtypje në këtë betejë golash mes Messit dhe Ronaldos është se argjentinaasi e kapi kuotën e 100 golave të shënuar pas 123 ndeshjeve të luajtura, ndërsa luzitani pas 144 sfidave.

sfidanti.al