Ronaldo bën bilancin e 2017: Ishte vit i jashtëzakonshëm,i bekuar nga talenti

Kristiano Ronaldo bën bilancin etij për vitin 2017. I ndodhur në vendlindjen e tij Funçal dhe i shoqëruar nga të gjithë trofetë e fituar në karrierë, sulmuesi portugez i Realit të Madridit është rrëfyer në një intervistë për të përditshmen spanjolle AS

‘Ai që sapo u mbyll ishtë një vit i jashtëzakonëshëm për mua për shumë arsye-tha Ronaldo-Po provoj një ndjenjë të pabesueshme kur shoh cfarëkam fituar që nga moment kur fillova të luaj futboll në rrugët e Madeiras’ .

Kristiano Ronaldo që e mbylli vitin 2017 me 53 gola të shënuar e vijoi më tej intervistën e tij.

‘Kam qenë i bekuar nga talenti që më është dhënë, por kam punuar shumë për të marrë më të mirën nga kjo dhuratë-shtoi Ronaldo-por nuk do të kisha këtë sukses pa kontributin e njerëzve që më rrethojnë. Këto momente ia dedikojfamiljes sime që mëka qëndruar gjithnjë pranë si në castet e lumtura ashu dhe në ato të hidhura, miqve të mi, pa harruar ata që kanë besuar tek unë. Falenderoj shokët e mi të skuadrës dhe trajnerët me të cilët kam punuar si në klub ashtu edhe në kombëtare’.

Sfidanti.al