Roma, sfumohet hipoteza e blerjes së Mario Manxhukic

Sesioni i merkatos dimërore po afron dhe klubet kërkojnë të bëjnë pëforcimet e tyre e një prej këtyre klubeve është edhe Roma. Verdhekuqtë janë në kërkim të një qendërsulmuesi tjetër për të zëvendësuar me shumë mundësi Nikola Kalinic, aventurës së të cilit në klubin roman duket se i ka ardhur fundi me kroatin që e pret Atletiko Madrid. Ditët e fundit është folur shumë për Mario Manxhukic si objektiv i merkatos së Romës, por sipas të përditshmes ‘Corriere Dello Sport’, kushtet optimale për mbylljen me sukses të këtyre tratativave nuk ekzistojnë.

Juventus është gati të privohet nga sulmuesi kroat që  prej kohësh është lënë jashtë planeve të trajnerit Sarri, madje Zonja e Vjetër mund të pranojë që ta japë atë edhe në formë huazimi për 6 muaj, por problemi qëndron te paga e Mandzukic që përfiton nga kontrata me bardhezinjtë 6.5 milionë Euro neto në sezon, një shifër kjo që detyron Romën që të heqë dorë nga blerja e tij

sfidanti.al