Roberto Firmino shndërrohet në shënjestrën e Bayernit

Roberto Firmino bëhet objektivi kryesor I Bayernit të Mynihut për sezonin e ardhshëm. Sipas tabloidit britanik The Sun, klubi bavarez është duke përgatitur një ofertë prej 90 milionë Eurosh për kartonin e sulmuesit Brazilian të Liverpoolit

Te Bayerni të gjithë janë të ndërgjegjshëm që skiuadra ka nevojë që të rinovohet  për t’u kthyer në dominuesin absolute të Bundesligës dhe Firmino shihet si elementi ideal për të nisur fazën e ndryshimeve. Por blerja e Firminos nuk do të jetë aspak një mision I lehtë për t’u përmbushur për kampionët e Gjermanisë, pasi Firmino te Liverpooli I Jurgen Klopp ka gjetuar ambientin ideal, e për më tepër ai komunikon në mënyrë fantastike me Sadio Mane dhe Mohamed Salah.

Por pavarësisht kësaj, te gjigandët gjermanë besojnë se kampionët në fuqi të Evropës do të lejojnë largimin e një prej treshes sulmuese për të mundësuar blerjen e Timo Ëerner nga Leipzig që së fundmi është përmendur shpesh si përforcimi I mundshëm I Liverpool. Por The Sun në artikullin e tij flet edhe për interesin e Bayernit të Mynihut për Leroy Sane të Manchester City. Në fakt Bayerni tentoi të blejë Sane edhe në verën e kaluar, por një dëmtim në ligamente e futbollistit ‘hodhi në erë’ të gjithë operacionin. Sane, që është në fazën e fundit të riaftësimit të tij nuk e sheh me sy të keq realizimin e këtij transferimi në merkaton e kësajh vere, nëse ai nuk do të ketë më shumë protagonizëm te Citizens

Sfidanti.al