Rikthim si një ‘Special One’, Mourinho: Këto, 11 muajt e mi më të vështirë

I emocionuar, me sytë që  shndrisnin nga lotët. Ndoshta as vetë Zhoze Murinjo nuk e pristë një kthim të tillë në botën e futbollit; me fitoren 3-2 të Totenhemit në fushën e Uest Hemit, me koret e tifozëve të Hotspurs

’11 muaj pa muzikën e dhomave të zhveshjes, pa futbollistët, pa përjetuar këto momente, ishte e vështirë-tregon trajneri portugez-jam vërtet i lumtur për futbollistët dhe për nivelin e lartë të lojës të shfaqur në fushë, jo vetëm për rezultatin. Skuadra dha maksimumin duke paguar koston e një jave të vështirë; ndeshje ndërkombëtare, ndërrimin e trajnerit, metoda të reja pune, emocione. Në 20 minutat e fundit paguam pak lodhjen fizike. Uest hemi reagoi por ne rezistuam duke marrë një sukses shumë të rëndësishëm’

Tottenhem edhe pse luajti sërish me skemën 4-2-3-1, u duk më kompakt në fushën e lojës.

‘Ndryshimi i stilit të lojës? për momentin po kërkoj t’i kthej lojtarët në gjendjen e tyre më optimale-vijoi Murinjo-kam folur pak me të gjithë për të kuptuar situatat individuale. në këto 11 muaj gjëja më e vështirë ishte të mos jetoje grumbullimin veror të skuadrave dhe nisjen e sezonit. Pyesja veten se cfarë po bëja; në tribuna, në studiot televizive, përpara televizorit. Sot pata ndjenjën se u gjenda në habitatin tim natyral. Është dicka e bukur të fitosh; kur e bën këtë puna jote merr vlerë’.

sfidanti.al