Riberi shfryn: Shenja në fytyrë më ka dhënë forca, nuk qava kurrë, por vuajta

Frank Riberi është një njeri dhe futbollist profesionit I realizuar, I njohur në të gjithë botën. Në fushën e lojës ai është në fgjendje të argëtojë tifozët, por në fëmijërinë e tij ka një moment që duket se ka lënë shenjë te ai dhe kjo jo vetëm në kuptimin figurative. Riberi ka një shenjë në fytyrë për të cilën ai foli në një intervistë për Canal+

‘Kjo shenjë më ka thënë forcë dhe formoi karakteri tim-tregon Riberi-nuk është e lehtë të jesh një fëmijë dhe të kesh një shenjë të tillë, të përballosh dhe të pranosh mënyrën sesi të shohin të tjerët dhe komentet që bëjnë. Familja ime ka vuajtur shumë për këtë. Njerëzit më shihnin dhe thonin që shenja ime ishte e tmerrshme. Kudo që shkoja isha nën vëzhgim. Mësova të jetoja me të dhe të gjeja forcë ndaj shikimeve të të tjerësve vetëm pas shumë kohësh’.

Tani është më e lehtë të shohësh Riberinë në një tjetër mënyrë, por për Frankun fëmijë kjo ishte shumë e vështirë. ‘Nuk kam qarë kurrë në një cep, e megjithatë kam vuajtur shumë-vijon rrëfimin e tij francezi-shenja është pjesë e imja dhe njerëzit  duhet të më pranojnë për atë që jam’.

Sfidanti.al