Red Bull; Rangnick likuidim prej 2 milione Eurosh, me pas do te jete trajneri i Milanit

Ralf Rangnick do te jete trajner i Milanit, pavaresisht nje ngadalesimi ne tratativa pas zerave te dala ne lidhje me ceshtjen e likuidimit te tij ndaj Red Bull. Tashme avokatet jane duke punuar me zgjidhjen e detajeve te fundit qe do te sherbejne per zgjidhjen e kontrates me Red Bull qe eshte e vlefshme edhe per 3 vjet.

Ajo qe po diskutohet tani eshte sasia e parave te likuidimit dhe flitet per 2 milione Euro. Raportet mes Red Bull dhe Rangnick jane shume te mira dhe askush nuk do te hyje ne mes per t’u bere pengese. Por koha per te mbyllur akordin nuk eshte e gjate, ceshtjet per t’u zgjidhur jane ato qe kane te bejne me shperblimet qe nuk jane arketuar akoma.

Sfidanti.al