Në 14 shkurt, UEFA vendosi të përjashtojë Manchester City nga kompeticionet Evropiane për 2 sezonet e ardhshme dhe me një gjobë prej 30 milionë Euro për mosrespektim të rregullit të Fair Play Financiar në periudhën 2012-2016. Po atë ditë Citizens konfirmoi se do të apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ku do të kërkpjë në gjykim të paanshëm
Zyrtarisht për publikun në gjykatë do të jetë Manchester City kundër UEFA, por në prapaskenë ka shumë klube që duan të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë cështje. Sipas taboidit ‘Daily Mirror’, intrigat në Premier League sapo kanë filluar dhe duket se Arsenali ka qenë klubi që nisi një lobim të klubeve të këtij kampionati të cilat I kërkuan CAS që të konfirmonte dënimin e UEFA ndaj Manchester City. Në këtë grup ‘rebelësh’ përfshihen edhe Liverpool, Manchester United, Chelsea, Leicester, Ëolverhampton dhe Burnley, skuadra që janë tashmë ose që janë pranë zonës evropiane për sezonin e ardhshëm.
‘Mirror’ shpjegon se motive kryesor I kësaj lëvizjeje është eliminimi I një rivaloi direkt në kualifikimin për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm që siguron të ardhura të konsideruesheme. Arsenali mohoi të komentojë këtë lajm dhe me shumë mundësi do të mohojë gjithcka nëse Manchester City do të kërkojë shpjegime.
Manchester City do të luftojë për të ruajtur vendin e tij në Ligën e Kampioneve në një gjykim ku do të rishihet sanksioni I vendosur nga UEFA. Që nga momenti I ndërrimit të pronësisë së Manchester City, Arsenali prej një dekade ka qenë shumë kritik ndaj Citizens për mënyrën e të vepruarit. Nuk kanë qenë të paktë ata që kanë lënë Londrër për të kaluar në anën e kaltër të Manchesterit me Topcinjtë që kanë humbur yje si Nasri apo Adebayor. Përplasja e parafundit mes dy klubeve sipas Mirror ishte momenti kur Arsenali nisi bisedimet me Artetën pa lajmëruar Manchester City, dicka që nuk iu pëlqeu drejtuesve të këtij të fundit, tani Arsenali e Citizens do të luajnë Ligën e kampioneve edhe në…gjykatë.
Sfidanti.al