Agjenti I Coutinhos, I hap dyert e Tottenhamit brazilianit

Tottenhami mund të jetë destinacioni I ardhshëm I Coutinhos. Një prej agjentëve të tij, Kia Joorabchian e pohoi këtë në një intervistë për tabloidin ‘Mirror’ duke shpjeguar se verën e kaluar bisedimet mes Barcelonës dhe Hotspurs u ndërprenë për shkak të financave dhe jo për probleme të mundshme të lojtarit me presidentin Daniel Levy

Philippe Coutinho ka si prioritet rikthimin në Premier League në muajt e verës nëse nuk do të ketë vend te Barcelona që aktualisht e ka dhënë atë me huazim te Bayerni. Tottenhami është një prej skuadrave të Premier Leagues që kanë shfaqur interes për blerjen e futboillistit, ndërkohë që Coutinhon e duan edhe Manchester United dhe Chelsea.

Por në verën e kaluar përvec diferencave në aspektin financiar, pengesë për kalimin e Coutinhos te Tottenhami u bë edhe trajneri I asaj kohe I klubit londinez, Mauricio Pochettino dhe jo /Daniel Levy që pasi shpenzoi 60 milionë për Ndombele nga Lyoni ishte gati të bënte një sakrificë për të plotësuar një skuadër ambicioze.

Gjithsesi Kia Joorabchian pavarësisht cfarë ndodhi verën e kaluar, la të kuptohet se për Coutinhon dyert e Tottenhamit janë ende të hapura dhe Barcelona mund ta shfrytëzojë këtë fakt për të tentuar të sjellë në Camp Nou pikërisht Ndombele.

Sfidanti.al