Futbollisti danez, Kristian Eriksen, është midis të parëve në “listën e dëshirave” të trajnerit të Realit, Zinedin Zidane, kështu që presidenti i klubit “mbretëror” hyri në kontrakt me kolegun e tij të Totenhemit, shkruan media spanjolle që shton se, megjithatë, ai (Perezi) nuk e priste përgjjen që mori: “Po, do t’ua a japim Eriksenit, por na jepni Luka Modriçin plus 50 milionë euro”!
“Diario Gol” shkruan se presidenti Perez e konsideroi kërkesën e Totenhemi si një çmenduri të vërtetë, sepse Modriçi është momentalisht zotëruesi i “Topit të artë” dhe ai ka fituar të gjithë çmimet individualë të vitit 2018, kurse Erikseni është vetëm një yll i Totenhemit e asgjë më tepër dhe të cilit kontrata i skadon më 2020.
Sfidanti.al