Reali nis planifikimin për vitin që vjen, i sigurt largimi i tre futbollistëve

Reali i Madridit ka nisur që të programojë të ardhmen dhe në takimet e para mes drejtuesve thuhet se është vendosur largimi i tre lojtarëve. Nëse nuk do të ishte lajm largimi i Luka Modriç, i cili në moshën 39-vjeçare dëshiron që të largohet nga futbolli si një lojtar i Realit, i tillë është ai i Lukas Vaskez. Për 33-vjeçarin do të jenë takimet e fundit me Realin pasi drejtuesit nuk kanë ndër mend që t’i ofrojnë një kontratë të re. Të ardhmen larg “Santiago Bernabeut” do të ketë edhe David Alava. Edhe për austriakun, i cili në dy sezonet e fundit ka luajtur shumë pak për shkak dëmtimit të rëndë të pësuar në gju, nuk janë programuar takime mbi kontratën e re.

sfidanti.al