Nuk ka qenë e lehtë të zotërohen ndeshjet këto javë, dhe këtë e di mirë trajneri italian. Reali vjen në krizë fizike në momentet vendimtare të sezonit, ndërsa në radhë është përballja ndaj Çelsit në “Stemford Brixh”. Këtë të mërkurë në Londër do të jetë një betejë e vërtetë dhe Ançeloti e di mirë se ndaj anglezëve do të duhet një ekip i fortë fizikisht, ndryshe nuk do të ketë thuajse asnjë shans për kualifikimin. Sipas “Markës”, titullarët në “Bernabeu” kërkojnë nga Ançeloti që të aktivizojë në mefushë Federiko Valverden, ndërsa uruguajani ka qenë alternativë e dytë pas Modriçit e Krosit. Këto kohë kjo dyshe nuk është në maksimum, ndërsa Kasemiro po zhgënjen. Italiani mund të mos ndryshojë asgjë, siç ndodhi ndaj Seltës, ose të ndryshojë taktikën. Problem tjetër është që Vinisius gjithashtu është në krizë dhe shpresa mbetet gjithnjë te Karim Benzema.
Sfidanti.al