Reali kërkoi penallti, por Simeone i kujtoi Ramosin ndaj Eibarit

Një situatë plotësisht e ngjashme ndodhi në sfidën e La Ligës në dhjetor të vitit të kaluar kur kapiteni madrilen preku topin me dorë dhe arbitri nuk dha penallti për vendasit. Ai madje u konsultua me VAR-in, por sërish gjykoi se prekja e topit me dorë nga Sergio Ramos nuk e vlente një 11 metërsh. Atë moment rikujtoi trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Pablo Simeone, ndërsa madrilenët kërkuan penallti në derbi për prekje të topit me dorë në zonë nga një lojtar bardhekuq. Edhe Hernandez Hernandez u konsultua me VAR-in, po ashtu si Hoze Luis Munuera atëherë, dhe përfundimi ishte njëlloj. Duket se rregullat shkruhen, por edhe interpretohen sipas arbitrave dhe ndeshjeve, pasi shumë herë të tjera për prekje të tilla janë dhënë 11 metërsha.

Sfidanti.al