Klubi spanjoll mori vendimin dhe me gjatë këto para do të dorëzohen në shoqatat humanitare që merren me çështjet e refugjatëve. Ndoshta, 1 milionë euro nuk është ndonjë shifër e jashtëzakonshme për një klub si Reali që ka mundësi të japë rroga deri në 740 milionë euro në vit (në tota), dhe futbollistët e të cilit paguhen me 10 apo më shumë milionë euro në sezon. Gjithsesi, është një gjest, ndërsa lufta vazhdon në Ukrainë dhe ka goditur një vend me rreth 45 milionë banorë, ndërsa refugjatët që kanë dalë jashtë vendit duhet të kenë kaluar 2 milionët, e miliona të tjerë janë zhvendosur në brendësi të vendit.
Sfidanti.al