Real Madrid, Zidane u komunikoi lojtarëve largimin nga Los Blancos

Zinedine Zidane i ka  njoftuar futbollistët e Realit të Madridit se do të largohet nga skuadra në fund të sezonit. Ky është lajmi që bëhet i ditur nga Onda Cero nëpërmjet programit ‘El Transistor’. Sipas kësaj mediaje, Zidane ua bëri të ditur planin e tij futbollistëve të skuadrës merenges të dielën e kaluar përpara ndeshjes me Sevillan në Alfredo Di Stefano, një sfidë që u mbyll 2-2 dhe që veniti thuajse plotësisht shpresat për mbrojtjen e titullit të Realit.

Mësohet se francezi ishte i bindur në vendimin e tij për të lënë Realin e Madridit edhe nëse kjo skuadër do të fitonte titullin në La Liga. Tani Realit të Madridit i duhet të gjejë pasuesin e Zinedine Zidane dhe emrat që po përmenden më shumë janë ata të Raul, Massimiliano Allegrit, Joachim Loeë e madje edhe Antonio Contes

Sfidanti.al