Premier League, Tottenham, fitore për Europa League

Tottenham fitoi me Wolverhampton 2-0 në javën e 36 të Premier League dhe mori 3 pikë shumë të rëndësishme në garën për një vend në Europa League. Për Hotspurs bëhet fjalë për një fitore bindëse me skuadrën londineze që shkon në kuotën e 59 pikëvë. Në një ndeshje ndaj një skuadre që kishte siguruar prej kohësh qëndrimin në Premier League dhe jashtë zonës evropiane, diferencën e bënë stimujt.

Megjithatë Tottenham e gjeti golin e avantazhit në këtë ndesshje vetëm në fundin e pjesës së parë me Harry Kane që shkon në kuotën e 22 golave në kampionat. Wolverhampton nuk reagoi në mënyrë efikase dhe e lejoi Tottenham të mbyllë përfundimisht llogaritë e sfidës në minutën e 62 me Hojbjerg që dërgoi në rrrjetë një top të kthyer nga portieri Rui Patricio pas gjuajtjes së Bale.

Këtu mbyllen dhe emocionet e kësaj ndeshjeje, pasi Tottenham nuk ka më interes që të rrisë presionin, kurse skuadra mike nuk pati më as forcën dhe as kthjelltësinë për të tentuar rihapjen e llogarive të sfidës

Sfidanti.al