Zinedine Zidane u shfaq në konferencën për shtyp në pragh të ndeshjes së radhës së Realit të Madridit në La Liga ndaj Eibarit. Trajneri francez nuk e zgjati shumë konferencën e tij dhe ndër temat e prekura ishte edhe ajo për të ardhmen e tij në stolin e Los Blancos e cila vetëm përpara pak ditësh ishte në dyshim të fortë.
Kam një kontratë deri në vitin 2022-tha Zinedine Zidane-nuk do të kërkoj asgjë. Nota? Nuk vendos nota, vetëm shfaq mirënjohjen cdo ditë që jam në klubin më të mirë në botë’.
sfidanti.al