Real Madrid vijon me Zidane, hidhen poshtë opsionet Raul apo Pochettino

Humbja ndaj Valencias 4-1 në Mestalla e rëndoi krizën e Realit të Madridit dhe padyshim pozitat e Zinedine Zidane në pankinë u tronditën shumë. E megjithatë drejtuesit e klubit merenges nuk duket se kanë ndërmend të bëjnë ndonjë ndryshim në  stolin e Los Blancos, të paktën për momentin.

Sipas ‘Cadena Ser’ te Reali i Madridit të gjithë janë dakord se Zidane nuk është problemi I klubit. Në fakt drejtuesit e skuadrës madrilène po punojnë me një projekt të rinovimit të skuadrës dhe në këtë moment nuk e shohin si një lëvizje të dobishme largimin e Zidane nga detyra e tij me futbollistët që ka në përbërje aktualisht skuadra duke bërë që të hidhen poshtë hipotezat për ardhjen e mundshme të Raul apo Pochettinos në pankinën e kampionëve të Spanjës.

Sfidanti.al