Real Madrid, plani në dy vjet; 225 mln Euro për Haaland dhe Mbappe

Reali I Madridit po përgatitet për në revolucion në repartin e sulmit që mendon ta bëjë  me një diferencë kohore prej 12 muajsh pa prishur raportet me Borussia Dortmund dhe Paris Saint Germain. Kjo sepse emrat e kërkuar nga Zinedine Zidane janë pikërisht ata të Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Lajmi bëhet I ditur nga e përditshmja spanjolle Marca sipas së cilës, klubi merenges ka një projekt me vlerë prej 225 milionë Eurosh për blerjen e këtyre dy futbollistëve. Nga ana ekonomike, norvegjezi mund të arrihet më ‘lehtë’ nhga ana e Realit të Madridit. Në kontratën e firmosur me Dortmundin, 5 muaj para, norvegjezi përfshiu edhe një klauzolë prej 75 milionë Euro për cdo klub, përfshirë Realin e Madridit, një shifër kjo e përballueshme nga Los Blancos që gjithsesi duhet të tregojë kujdes për të ardhurat që do të goditen nga coronavirusi. Me Haaland, Zidane do të siguronte një qendërsulmues me golin në gjak, zëvendësuesi ideal I Benzemasë që në dhjetor do të festojë 33 vjetorin e tij.

Më e komplikuar është historia për Mbappe,kjo edhe për shkak të raporteve me Paris Saint Germainit dhe Nasser Al Khelaifi që nga ana e tyre kanë treguar se nuk duan të privohen nga një prej yjeve më të shndritshme të tij. Por sulmuesi francez ka një kontratë që skadon në 2022 dhe nëse brenda verës së ardhshme, PSG  nuk do të jetë një klub I nivelit më të lartë edhe në Ligën e Kampioneve, Mbappe mund të vendosë të mos rinovojë kontratën/

Në këtë pikë për të mos e humbur sulmuesin me parametra zero, klubi parizien do të zbusë qëndrimin e tij në tratativat për 21 vjecarin për të cilin Florentino Perez përgatitet të paguaje 150 milionë Euro

Sfidanti.al