Reali i Madridit duket se e ka humbur përfundimisht durimin e tij me Garet Bejl dhe ka vendosur ta nxjerrë futbollistin në shitje. kështu theksohet te tabloidi britanik ‘The Sun’ sipas të cilit drejtuesit e Los Blancos kanë mbetur të zhgënjyer nga Bejl nga i cili prisnin që të plotësonte vendin e lënë bosh nga kristiano Ronaldo që u largua në drejtim të Juventusit në muajt e verës.
Kjo në të vërtetë nuk ndodhi me 29 vjecarin që nuk është në formën e tij më të mirë, teksa në këtë sezon ka vetëm 13 gola të shënuar. garet Bale tashmë nuk është më një futbollist i formacionit bazë dhe kjo u pa edhe në mesjave në sfidën e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës ku ai u aktivizua vetëm për 22 minuta. The Sun që bazohet te lajmet që vijnë nga spanja, thekson se Florentino Perez tashmë dëshiron që të largojë uellsianin nga Santiago Bernabeu sa më shpejt që të jetë e mundur.
Reali i madridit tentoi të shesë Bejl përpara dy vitesh te mancester Junajtid për të tentuar blerjen e Mbappe që në atë kohë ishte pjesë e Monakos. Bejl ka edhe 3 vjet kontratë me Realin e Madridit dhe ende refuzon largimin nga Los Blancos. Por gjërat mund të ndryshohnë nëse mancester Junajtid, Celsi dhe Totenhemi këmbëngulin më shumë në interesin e tyre për të.
sfidanti.al