Luis Suarez ritkthehet te përfaqësuesja e uruguajit. Sulmuesi i Barcelonës figuron në listën e 27 lojtarëve të grumbulluar nga trajnerin Oskar Tabarez për të marrë pjesë në turneun China Cup që do të zhvillohet në Kinë në 22-25 mars. Së fundmi u fol se Suarez do të vazhdonte që të qëndronte jashtë skuadrës përfaqësuese për të mos e sforcuar gjurin e djathtë i cili i shkaktoi probleme sezonin e kaluar. Kështu që grumbullimi i tij në përfaqësuese konsiderohet një lajm shumë i mirë që tregon se 32 vjecari i ka kaluar këto probleme fizike.
Lista prej 27 lojtarësh i jep mundësinë tabarez që të studiojë situatën dhe të bëjë edhe ndryshimet e fundit ppërpara se të zyrtarizojë listën e lojtarëve pak ditë përpara udhëtimit në Kinë. Nëse do të konfirmohet prania e Luis Suarez, ai do të jetë në ndeshjen gjysmëfinale të 22 marsit me Uzbekistanin si dhe në atë të 25 marsit që do të jetë për fitoren e trofeut ose për vendin e tretë. Kina dhe Tajlanda do të luajnë në gjysmëfinalen tjetër të China Cup.
sfidanti.al