Milot Rashica ka vazhduar me formën e mirë në Holandë, si për inat të fjalëve të De Biazit.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka shënuar një gol të bukur në fitoren e Vitesses prej 3:1 ndaj Go Ahead Eagles, duke vazhduar kështu me formën e mirë në Holandë, shkruan Gazeta Express. Ai e festoi këtë gol duke bërë Shqiponjën, si per t’iu pergjigjur trajnerit De Biazi që tha se Rashica edhe ne Holande nuk luan.
Për Go Ahead Eagles, nuk u aktivizua asnjë minutë mbrojtësi kosovar, Lum Rexhepi, derisa mesfushori i Kosovës, Sinan Bytyci, vazhdon të ketë probleme, nuk ishte i ftuar për këtë ndeshje