Rangnick i jep mesazhe Romës: Me shumë traditë, por nuk po fiton prej kohësh

Objektivi i Dan Friedkin si president i Romës është gjetja e një drejtori sportiv ose teknik me eksperiencë dhe personalitet. Së fundmi u fol për sondazhet rreth Paraticit dhe Ausilios, por ka rrugë që e cojnë jashtë Italisë. Njëra prej tyre është jo që e con tek Victor Orta që së bashku me Bielsën bënë mrekullinë Leeds, tjetra është ajo që shkon drejt Ralf Rangnick, i cili nuk arriti dot të shkojë te Milani pas shumë muajsh bisedime me drejtuesit kuqezi.

Në një intervistë për ‘Corriere Della Sera’, gjermani ka lënë të nënkuptohet se nuk do t’i vinte aspak keq që të përjetonte një eksperiencë te Roma.

‘Roma është një metropol ndërkombëtar, një klub me traditë, por që titullin e fundit kampion në Itali e ka fituar 20 vjet më parë, ndërsa trofeun e fundit, përpara 12 vitesh, kupën e Italisë-tha Rangnick në intervistën e tij-do të jetë interesante të shohesh se si Dan dhe Ryan Friedkin, biznesmenë të suksesshëm do të kërkojnë që të kthejën Romën në rrugën e sukseseve’.

Nuk është e vështirë të imagjinohet se ai vetë një ide e ka…

Sfidanti.al