Vendimi i Lionel Messit për t’u larguar nga Barcelona është në mënyrë të paevitueshme me faktin që vetë klubi duhet të nisë bisedimet me klubet e tjerë. Problemi për argjentinasin sipas ‘El Mundo Deportivo’ është se klubi katalanas as nuk e con nëpërmendje opsionin e shitjes së futbollistit dhe se për këtë arsye është dhënë urdhri që nga nivelet më të larta të tij ndaj drejtuesve të tjerë që të mos u përgjigjen asnjë telefonate nga klubet që shfaqin interesin për Messin
Sipas kësaj të përditshmeje, të gjithë klubet që duan të marrin Messin e madje edhe ata që mund të kenë arritur një akord paraprak me lojtarin, do të përballen me një ‘JO’ si përgjigje nëse ata tentojnë t’i afrohen Barcelonës në kërkim të një zgjidhjeje që mund të jetë e mirë për të gjitha palët. Askush nuk do të duhet të përgjigjet në telefon, nuk do të lërë takime dhe nuk do të dëgjojnë propozime që nuk është pagesa e klauzolës së kontratës së Messit prej 700 milionë Euro.
Barcelona e ka të qartë se nuk duhet të jetë fleksibël në qëndrimin e saj për të evituar largimin e futbollistit të saj më të mirë. Ideja e klubit është që të tentojnë të bindin atë të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm dhe me Bordin e ri Drejtues të gjejë mirëkuptimin për të ardhmen.
Te Barcelona e dinë se për t’ia dalë mbanë në këtë pikë duhet të tregojnë forcë dhe unitet ndryshe do të duken të dobët në sytë e klubeve të tjerë dhe mund të rrezikojnë që të humbasin nje futbollist I cili është në qendër të projektit të Ronald Koeman
Sfidanti.al