Rakitic: E ardhmja në Itali? Nuk jam një thes me patate, vendos unë

Ivan Rakitic prej javësh për të mos thënë muajsh është në axhendën e merkatos së disa klubeve italiane si Juventus, Milan apo Inter që gjithsesi vazhdojnë të jenë në pritje për të mësuar se cila do të jetë e ardhmja e mesfushorit kroat; nëse do të qëndrojë te Barcelona apo do te kërkojë një destinacion të ri. Ai që qartëson gjërat është vetë futbollisti që nuk e ka përjashtuar mundësinë e një aventure të re larg Camp Nout

‘E ardhmja? Do të jem unë ai që do të marr vendimin. Nuk jam një thes me patate-tha Rakitic në një intervistë për ‘El Mundo Deportivo’-kontrata ime skadon në 2021? Dua të luaj në një klub ku të më duan e dhe ku familja ime të ndihet mirë. Ashtu sic e kam thënë gjithnjë, Barcelona është vendi perfekt për mua. Ajo që dua është të argëtohem dhe të ndihmoj skuadrën’.

Po ku do të luajë Rakitic sezonin e ardhshëm?

‘Ndonjëherë ndodhin gjëra që nuk I kupton, por që nuk duhen kuptuar, por vetëm pranuar-vijoi Rakitic-shpresoj që të mund të mbyll këtë vit kontratën. Nëse kjo nuk do të ndodhë, do të ulemi në bisedime së bashku, por tani ajo që ka rëndësi është se jemi në krye dhe të mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Ku e shoh veten në Angli apo Itali? Po e përsëris, e kuptoj situatën, por do të jem unë ai që do të vendosë së cfarë është më mirë për mua e familjen time’.

Sfidanti.al