Olimpiket e Tokios shtyhen sërish? Bach: Nuk do të ishte e përballueshme

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosi të shtyjë Lojërat Olimpike të Tokios pas një ngurrimi të madh  duke kërkuar një sforco të jashtëzakonshme që do të ishte e papërballueshme nëse do të ketë një tjetër shtyrje. Ai që e konfirmoi këtë ishte vetë presidenti I IOC, Thomas Bach në një intervistë për të përditshmen gjermane ‘Die Ëelt’

‘Partnerët tanë japonezë dhe Kryeministri ma bënë të qartë se Japonia nuk mund të administrojë një shtyrje tjetër të Lojërave Olimpike përtej verës së ardhshme-tha Bach-nuk mund të shtysh pafund gjithcka sic mund të bësh me një turne tenisi apo një ndeshje futbolli. Nuk ekziston asnjë plan për shtyrje, por unë kam shumë besim, OBSH mendon se zgjedhja jonë për të spostuar gjithcka në verën e vitit 2021 ishte më e mira’.

Sfidanti.al