Disa kohë më parë pranoi të takonte një admirues të saj, duke u bërë disi e veçantë. Euzheni Bushari është padyshim më shumë një modele dhe vajzë rrjetesh sociale sesa një teniste profesioniste (edhe pse pohon të kundërtën), dhe këtë përshtypje e përforcoi me veprimin e fundit. Bukuroshja kanadeze shkroi në “Instagram” se “nuk dua që të qahem, por mendoj se karantina do të ishte shumë më e këndshme nëse do të kishe pranë një të dashur”.
Një shikues dhe ndjekës i saj, i regjistruar me emrin Bob, deklaroi dashurinë e tij për Busharin, madje e cilësoi si një “spektakël tymi” (smokeshow), një fjalë që në anglisht përdoret për një person tepër tërheqës fizikisht. Padyshim, Euzhenia është shumë tërheqëse, ndërsa në rrjetet sociale paska “kompani shkuesie”, që e ka emrin “LaForce”, dhe e cila “rregulloi” një takim mes çiftit. Tenistja deshi që takimi të bëhej për të ndihmuar me fonde punonjësit e shëndetësisë. Bobi ofroi nja 500 dollarë, por shifra u rrit në gati 3 000. Më pas, Bobi ofroi edhe 1000 USD nëse Euzhenia do të imitonte akcentin britanik. Bushari një histori të përafërt, në të kaluarën, siç shkruajtëm më lart, pasi në 2017 u takua me një admirues pasi humbi një bast me të (në foto). Ata u takuan dy herë, të paktën me aq sa dihet.
Sfidanti.al