Për pak sa nuk i shkaktoi një dëmtim të tipit horror Fill Nevilit, kurse, më pas, nisi të gjestikulonte sikur nuk kishte bërë asgjë. Ish-mbrojtësi i Barcelonës Karlos Pujol gati e dëmtoi rëndë ish-lojtarin e Junajtidit në ndeshjen miqësore mes veteranëve të Spanjës dhe të Anglisë në kuadrin e turneut “Star Six”, në Londër, ku marrin pjesë yje të dikurshëm sipas formatit të ekipeve, të përbërë nga pesë plus një.Disa mediume, lidhur me incidentin e mësipërm, shkruajtën sot: “Dhe, ndërsa Xherardi, Oueni, Piresi, Balaku, Deko dhe Okoça treguan fisnikëri dhe kortezi në fushë, Pujoli mendoi se po luante në ndonjë finale të Ligës së Kampioneve!?”.
Padyshim që, kur lojtarët e tjerë panë veprimin e Pujolit, të gjithë ata u habitën. Sidoqoftë, duke u ndërgjegjësuar për gabimin që kishte bërë, Pujoli kërkoi falje në rrjetet sociale, duke theksuar se nuk kishte ndërmend që ta dëmtonte ish-futbollistin e “djajve të kuq”.
Sfidanti.al