PSG, probleme me Cavanin e Meunier; largohen menjëherë pa luajtur në Champions

Komplikohen planet e Paris Saint Germainit për Ligën e Kampioneve. Sipas asaj RMC Sport, Edinson Cavani dhe Thomas Meunier do të largohen na skuadra ditën e skadencës natyrale të  kontratës, në 30 qershor. Dy largime të rëndësishme për kampionët e Francës të cilët në muajin gusht do të duhet të përballojnë sfidat evropiane pa El Matador dhe futbollistin belg.

Mësohet se të dy futbollistët  duket se kanë preferuar të mendojnë menjëherë për të ardhmen sesa për të tashmen me Paris Saint Germainit duke hequr dorë nga objektivat sezonalë të skuadrës. Për Meunier, në Gjermani po flitet për një kalim të menjëhershëm te Borussia Dortmund, ndërsa për Cavanin për momentin mbeten akoma të hapura disa pista mes të cilave ajo që e con te Atletico Madrid dhe Inter, një situatë kjo që mund të zgjidhet me shumë mundësi përpara muajit për uruguajanin

Krejt ndryshe është situata për Thiago Silvën, Kurzawan, Choupo-Moting dhe Sergio Rico të cilët kanë vendosur të mbyllin sezonin me Paris Saint Germainin pavarësishr se janë drejt skadencës së kontratave të tyre.

Sfidanti.al