PSG, ‘Parku I Princave’ kërkon një emër, por…duhet t’I pëlqejë edhe Bashkisë

Tashmë  vendosja e një emri komercial stadiumit është një gjetje e marketingut që gjeneron të ardhura në botën e futbollit dhe Paris Sën Zhermeni nuk mund të bëjë përjashtim pavarësisht pronarëve që ka. Klubi transalpin duket se është vënë në kërkim të një emri për stadiumun ‘Parku I Princave’ që është në pronësi të Bashkisë së Parisit me këtë të fundit që ia ka dhënë klubit të Al Khelaifit me koncesion për 30 vjet

Duke qenë se as sheikëve nuk u vjen keq që të marrin ca përfitime të tjera financiare  sidomos për shkak të rregullit të Fair Play Financiar, tek ata lind  detyra e kërkimit të mënyrave të reja të sigurimit të këtyre përfitimeve dhe një prej tyre është vendosja e një emri komercial impantit,gjë që Paris Sën Zhermenit duket se I lejohet, por me kushtin që emri duhet t’I pëlqejë edhe Bashkisë së Parisit

Sipas të përditshmes franceze ‘Le Parisien’, tashmë kanë nisur kërkimet për sponsorin që do t’I japë emrin Parkut të Princave. Nuk dihet ende sshifra që do të paguaje kompania që do të ketë këtë fat pasi kjo cështje nuk do të kufizohet vetëm te stadiumi ku luan ndeshjet Paris Sën Zhemenri por edhe te qendra e re sportive që po ndërton klubi kampion I Francës.

Duke marrë parasysh se Allianz Stadium sipas ‘Calcio e Finanza’ I sjell Juventusit 3 milionë Euro, ndërkohë që Bayerni nga e njëjta kompani përfiton 6 milionë mund të duket si dicka pa shumë kuptim. Por këto të dhëna janë zbuluiar pasi janë nënshkruar kontratat, ndërkohë që një studim I ri I Duff&Phelps shpjegon se vlera aktuale e emrit të Parkut të Princave është rreth 13 milionë Euro në vit

Sfidanti.al