PSG-ja dëshiron të bëjë goditjet e fundit në merkaton e verës pas transferimeve të shumta. Qëllimet kryesorë janë: Bradlei Barkola nga Olimpik Lion dhe francezi Randal Kolo Muani.
Javën e kaluar, drejtuesit e Parisit dërguan një ofertë të parë prej 60 milionë euro plus 10 bonuse për Eintrakt Frankfurt, propozim i cili u refuzua nga gjermanët. Megjithatë, Luis Kampos nuk ka ndërmend të ndalet me kaq dhe sipas informacioneve, këtë here parizienët janë në prag të propozimit të një oferte të thatë prej 70 milionë eurosh. Tashmë ekziston një marrëveshje mes lojtarit dhe klubit për një kontratë pesëvjeçare, edhe pse gjithccka pritet të vendoset në ditët në vijim.
sfidanti.al