Të rrallë mund të kenë qenë lojtarët që të kenë bërë kaq shumë përshtypje në “Santiago Bernabeu”. Legjendat Di Stefano, Pushkash, Gento, Santiliania, Butragenjo apo Raul tashmë janë e shkuara, ndërsa Rodrigo është e tashmja dhe e ardhmja. Sulmuesi me moshë 18 vjeç e 301 ditë, realizoi 3 gola në portën e Gallatasarajit, dhe madrilenët arritën një triumf të thellë 6-0. Pubiku thirri emrin e tij në kor, “Rodrigo-Rodrigo”, diçka që e bën shumë rrallë. Karim Benzema shënoi dy gola për skuadrën e Zinedin Zidanit, ndërsa kapiteni Sergio Ramos e shënoi rrjetën e tij me penallti.
Në grupin A kryeson Paris SG, francezët nuk është se shkëlqyen. Mauro Ikardi shënoi golin e vetëm ndaj Klub Bryzhin, por më pas hero u bë portieri Kejlor Navas (i marrë nga Reali) që priti penalltinë. PSG ka 12 pikë të plota në 4 ndeshje, dhe golaverazhin perfekt 10-00, por kujdes, pasi Reali është zgjuar.
Sfidanti.al