Në fund finalja e Kupës Libertadores nuk do të luhet në Santiago të Kilit, por në Lima të Perusë në 23 nëntor. Ky është vendimi I marrë nga Konfederata Amerikanolatine e Futbollit në lidhje me këtë eveniment të rëndësishëm teksa vuri në dukje shqetësimin për sigurinë në Santiago duke qenë se aty vazhdojnë tensionet e larta.
Në një komunikatë të saj CONMEBOL bëri të ditur se vendimi për spostimin e finales së Kupës Libertadores u mor pasi u arrit akordi mepresidentët e Flamengos dhe River Plejtit së bashku me Federatat e Argjentinës, Brazilit dhe Kilit
‘Rrethanat e reja të një force madhore, duke marrë në konsideratë edhe sigurinë e futbollistëve, publkut dhe delegacioneve, na motivuan që të marrim vendimin për ta spostuar finalen e Kupës Libertadores së 2019 në Lima të Perus duke mbajtur në fuqi datën 23 nëntor të zhvillimit të saj-lexohet në komunikatën për shtyp të CONMEBOL.
Sfidanti.al